Wednesday, August 17, 2022
HomeAktualitetTemperaturat arrijnë 20 gradë, parashikimi i motit për sot

Temperaturat arrijnë 20 gradë, parashikimi i motit për sot

-

Deri në mesditë, vendi ynë paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta por kthjellime dhe vranësira disi më të dendura zonat malore.

Sipas MeteoAlb, orët vijuese, dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash përgjatë shtrirjes perëndimore por shtohen vranësirat në zonat malore duke krijuar mundësi për reshje të izoluara shiu e dëbore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 20°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor – duke krijuar në brigjet detare dallgëzim  3 apo 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Mbeten në ndikimin e vranësirave dhe shirave të dendur, ishujt Britanikë dhe Evropa Qendrore ku herë pas here do të ketë stuhi të forta ere. Në ndikimin e reshjeve te dëborës dhe temperaturave të ulëta paraqitet Evropa Lindore.

Ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë i kthjellët dhe i ngrohtë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts