Friday, March 29, 2024
HomePolitikëZgjedhjet vendore të 6 marsit, KQZ: Janë evidentuar 47 raste të dyshimta,...

Zgjedhjet vendore të 6 marsit, KQZ: Janë evidentuar 47 raste të dyshimta, një person ka votuar më shumë se 1 herë

-

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi dhe Nënkomisionerja Lealba Pelinku kanë mbajtur një konferencë lidhur me zgjedhjet vendore të 6 marsit 2022. Pelinku bëri me dije se janë evidentuar 47 raste të dyshimta që lidhen me procesin e votimit.

Pelinku: Ekzistojnë 47 raste të dyshimta të ndara në tre kategori. Rasti i parë ka të bëjë me identifikimin, pra i njëjti mbajtës i një karte identiteti është paraqitur në dy qendra votimi. Kategoria e dytë lidhet me shenjën e gishtërinjve. Kemi 2 raste kur e njëjta shenjë gishti është lexuar në dy qendra votimi të ndryshme. Një shenjë gishti lidhet me më tepër se sa një dokument identifikimi. Pra zgjedhësi është paraqitur me një mjet identifikimi dhe më pas rezulton se me një tjetër dokument identifikimi i asociohet e njëjta shenjë gishti. Rasti i tretë lidhet me shenjën e gishtit të skanuar më shumë se një herë në të njëjtën qendër votimi. Pra të njëjtës shenjë gishti i asociohet më shumë se një dokument.

Celibashi tha se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 30%.

Celibashi: Pjesëmarrja ka qenë rreth 30%, pra 197 mijë votues nga 648 mijë zgjedhës të regjistruar në listë. Grupmosha 18-24 vjeç përbëjnë 10% ët numrit total të votuesve, numrin më të madh të votuesve e ka grupmosha 55-64 vjeç me 21%. Grupmosha 40-44vjeç ka 18% të totalit të votuesve. 25-34 vjeç 17% dhe mosha mbi 65 vjeç është te 19%.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts