Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur vranësira të lehta e kalimtare shfaqen në zonat malore, kryesisht në verilindje të vendit.
Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira të lehta në ultësirën Perëndimore ndërsa bëhen më të dukshme vranësirat në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 26°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa Jugore dhe Britania e Madhe do të jenë mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin kthjellime dhe kalime vranësirash.
Ndërsa Gadishulli Skandinav dhe Lindja e kontinentit do të vijojnë të jenë në prezencën e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje në formë dëbore.
Po ashtu me vranësira Por me reshje shiu parashikohet të jetë pjesa më e madhe e Europës Qëndrore.