Thursday, August 18, 2022
HomePolitikëFermat në rrezik falimentimi nga rritja e kostos, Krifca: Garantojmë nevojën e...

Fermat në rrezik falimentimi nga rritja e kostos, Krifca: Garantojmë nevojën e vendit për qumësht

-

Pas alarmit që ngriti shoqata “Industria e Përpunimit të Qumështit” se fermat po rrezikohen nga falimentimi i fabrikave të përpunimit të qumështit, vjen një reagim nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca. pas mbledhjes së qeverisë, Krifca u pyet nga gazetarët për planin e masave të ndërmarra për këtë sektor.

“Kriza që ne po jetojmë ka prekur ndër shumë sektor, edhe bujqësinë. Ne jemi përballë rritjes së çmimeve të imputeve bujqësore ku pjesa e blegtorisë dhe bujqësisë ka pasur problemet, por qeveria shqiptare i është gjendur këtë herë fermerëve, me skemën e rimbursimit të naftës. Kemi 7300 fermerë kemi që kanë aplikuar, rreth 3 mijë dhe kanë marrë kartat e fermerit. Jemi të varur nga çmimet ndërkombëtare për imputet. Gruri ka nevojë për ujitje dhe kemi bërë investime në ujitje dhe kullim. Ne aktualisht plotësojmë 90% të nevojave të vendit për qumësht. Kjo shifër nuk thuhet asnjëherë. Sot është e nevojshme që këtë krizë ta përballojmë sëbashku. Ajo që kemi në terren, me strukturat tona, është që të jemi të kujdesshëm që të shikojmë parashikimin e mbjelljeve.”, tha Krifca.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,441FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts