Friday, April 19, 2024
HomePolitikëAlibeaj thirri grupin parlamentar për “Presidentin”, Komisioni i Rithemelimit: Me porosi të...

Alibeaj thirri grupin parlamentar për “Presidentin”, Komisioni i Rithemelimit: Me porosi të Ramës, deputetët ta injorojnë, s’ka më asnjë autoritet

-

Komisioni i Rithemelimit kundër thirrjes së mbledhjes së grupit parlamentar të PD nga Enkelejd Alibeaj.

Drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo deklaroi sot se ky Komision inuk e njeh më për kryetar të grupit Alibeajn, por si deputet të thjeshtë.

“Alibeaj si deputet i thjeshtë s’ka më asnjë autoritet për të thirrur mbledhje të grupit parlamentar. Komisioni i Rithemelimit i bën thirrje të gjithë deputetëve të PD ta injorojnë këtë thirrje e mos bien pre e lojërave të Basha- Rama -Alibeaj”, tha ajo. Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj thirr mbrëmë deputetët në një mbledhje grupi sot në orën 17:00 për të diskutuar për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

“Lidhur me disa veprime të deputetit Enkelejd Alibeaj, Komisioni i Rithemelimit pas shkarkimit nga çdo detyrë nga Kuvendi Kombëtar i 30 prillit, deputeti Alibeaj nuk përfaqëson as PD as grupin e saj parlamentar.
Megjithëkëtë përfshihet në farsën e turpshme të Ramës në negociata me opozitë të emëruar prej tij.
Alibeaj e cilido merr pjesë ne farsën elektorale të Ramës përfaqëson veten e problemet e tij, kurrsesi opozitën shqiptare.
Po përpiqet të zgjedhë nën dorë presidentin e Ramës ose më së paku ta legjitimojë atë përkundrejt ndonjë pazari të tij.
Thirrja nga ana e deputeti Alibeaj me porosi të Ramës e mbledhjes së grupit parlamentar është një fyerje e rëndë për të gjithë demokratët e një akt i paligjshëm”, deklaroi Garo.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts