Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim zyrtar zëvendës ministrin e Kulturës të Maqedonisë së Veriut, Daim Luçi.
Përmes një mesazhi shpërndarë në Facebook, Meta shprehet se gjatë bisedës fokusi u vendos edhe tek largimi i të rinjve nga vendi dhe mundësia për të gjetur hapësira për të ndërtuar të ardhme të sigurtë europiane në vendin e tyre.
Kreu i shtetit shton se për thellimin e gjithanshëm të marrëdhënieve shumë të mira fqinjësore mes vendeve tona, ekziston një potencial i madh, për një të ardhme më të shkëlqyer.
Postimi i plotë:
Prita sot në një takim vëllazëror Zv/Ministrin e Kulturës të Maqedonisë së Veriut, z.Daim Luçi. Ndamë të njëjtin qëndrim se duhet të bëjmë çdo përpjekje për të mos lejuar shpopullimin e dhembshëm të trevave shqiptare nga të rinjtë, që meritojnë të gjitha mundësitë dhe hapësirat për të ndërtuar të ardhmen e sigurt europiane në vendet e tyre.