Tuesday, August 16, 2022
HomePolitikëZgjedhja e presidentit të ri, edhe 3 orë nga afati për depozitimin...

Zgjedhja e presidentit të ri, edhe 3 orë nga afati për depozitimin e kandidaturave. Raundi i parë i votimit drejt djegies

-

Teksa e gjithë vëmendja dhe debati politik është përqendruar te fakti se cili do të jetë presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, sot është afati i fundit për të dorëzuar propozimet për kandidat. Siç është përcaktuar, afati është deri në orën 16:00 dhe gati 3 orë para mbylljes së këtij afati nuk ka asnjë emër që mund t’i nënshtrohet nesër votimit.

Ndërkohë pasditen e nesërme në orën 17:00 është parashikuar nga Konferenca e Kryetarëve që të mbahet, qoftë edhe formalisht, raundi i parë i votimit.  Pavarësisht lakimeve nga politika për një president konsensual, deri më tani mazhoranca dhe opozita ende nuk kanë gjetur një konsensus të përbashkët për emrin e kandidatit.

Kujtojmë se ditën e premte, pas takimit me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, Fatmir Mediu tha se do të ishte e vështirë që të hënën të kishte një emër për të votuar. Të njëjtën gjë pohoi edhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,436FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts