Friday, September 30, 2022
HomePolitikëÇfarë do ndodhë nesër në Kuvend? Vasili: Vandalet rilindas me votën e...

Çfarë do ndodhë nesër në Kuvend? Vasili: Vandalet rilindas me votën e tyre do kafshojnë Butrintin

-

Nesër në Kuvend do të votohet koncesioni i Butrintit, për të cilin nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili hedh një lum me akzua ndaj qeverisë. Për të qeveria “Rama 3” zhvat 22 milion euro për një kilometër rruge dhe nuk paska para per Butrintin dhe tund dhuratën 5 milion dollarë si shpetim. “Nesër vandalet e rilindjes do të votojnë koncesionin e Butrintit, pra kafshimin e tij nga dhëmbët e pangopur të tyre. Po dëgjojmë edhe që një fondacion do na dhurojë 5 milionë dollarë dhe këto do të jenë shpëtimi dhe përligjia e gjithçkaje. Akushton vetëm 5 milioë dollare Butrinti? Jo, kurrën e kurrë! Butrinti është pasuri e paçmueshme, unikale, e papërsëritshme dhe miliardat janë të varfër përpara tij”.

Postimi i plotë

Nesër në Parlament vandalet rilindas me votën e tyre do të kafshojnë Butrintin! Butrinti është atje prej mijëra vjetësh. Një mrekulli arkeologjike e dimensioneve të pashoqe ndaj edhe është njohur nga UNESCO që në vitin 1992. Ndërsa për qeverisjen rilindase është thjesht një mundësi për ta plaçkitur dhe për të zhvatur para dhe kaq.

Nesër vandalet e rilindjes do të votojnë koncesionin e Butrintit, pra kafshimin e tij nga dhëmbët e pangopur të tyre. Po dëgjojmë edhe që një fondacion do na dhurojë 5 milionë dollarë dhe këto do të jenë shpëtimi dhe përligjia e gjithçkaje.

A kushton vetëm 5 milioë dollare Butrinti? Jo, kurrën e kurrë!
Butrinti është pasuri e paçmueshme, unikale, e papërsëritshme dhe miliardat janë të varfër përpara tij. Kjo qeveri qe ka vjedhur ne menyre te provuar miliarda dollare nuk paska para’ per sitin me te mrekullueshem arkeologjik te Shqiperise dhe me vlere absolote boterore dhe keto 5 milion dollaret do na nxjerrin nga halli.

Kjo qeveri qe zhvat 22 milion euro per nje km rruge nuk paska para’ per Butrintin dhe po na tund dhuraten 5 milion dollare si shpetim. Butrinti kerkon nje masterplan, qe garanton ruajtjen e plote dhe konservimin e plote e te sigurte te vlerave te mrekullueshme te tij. Kjo kerkon konsultimin e gjere me profesionistet shqiptare, qe ne dhjetra vjet e kane mbrojtur e mirmbajtur ate. Çdo kosto financiare nuk eshte asgje perpara vlerave madheshtore dhe te paperseritshme te Butrintit. Vetem 5 km nga rruget e florinjta te rilindjes do te mjaftonin per mobilizuar ne nje minute mbi 100 milion euro per Butrintin.

Ne kete menyre edhe per dhjetra vitet, qe do te vijne kjo vlere unikale do te mbrohej e trashegohej. Neser vandalet kulturore dhe banditizmi grabitqar i rilindjes do te kafshoje pa meshire serish Butrintin. Keta vandale me te zi se pushtuesit vetë nuk kane asnje ndjenje pergjegjesie mbi vete, sepse kredua e tyre eshte vetem rrembimi.

Neser do te ndodhe nje votim kriminal kunder Butrintit. Nje votim kunder atdheut, trashegimise se cmuar kulturore e historike dhe do dalin ne pah lakuriq vandalet ashtu te pacipe, te paturp dhe te paAtdhe ne fund te fundit ashtu siç jane!

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,508FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts