Tuesday, August 9, 2022
HomePolitikëZgjedhjet për kryetar të PD, Vokshi: Kanë votuar 14 mijë anëtarë, por...

Zgjedhjet për kryetar të PD, Vokshi: Kanë votuar 14 mijë anëtarë, por ja pse nuk e kemi numrin e plotë të anëtarësisë

-

Pas katër orësh nga nisja e procesit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të PD, Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi, ka dalë në një deklaratë për mediat.

Vokshi ka deklaruar se procesi vijon normalisht dhe se deri në orën 11:00 kanë votuar në 108 qendra votimi për kreun e ri të PD-së 14012 anëtarë.

“14012 anëtarë të PD-së që kanë votuar deri në orën 11:00”.

Shkodër 1287
Lezhë 830
Kukës 1081
Dibër
Durrës 1005
Tiranë 3694

Elbasan 1990
Berat 460
Korçë 1200
Fier
Vlorë 570

 

 

“Komisioni ka qenë në punë deri në orët e para të mëngjesit. Deri pas mesnate kemi pritur kërkesa nga kandidatët.
Procesi ka qenë shumë i qetë deri tani.
Parimi ynë, t’i jepet e drejta çdo demokrati. Arsyeja pse kemi vendosur të përdorim listat e 2019, sepse ishin më të plotat. Nuk kemi dashur të ndodhë ajo që ka ndodhur herët e tjera, nëse kryetarit nuk i pëlqen t’i hiqet emri nga lista. Më mirë kemi preferuar të mbajmë listat e fryra, që kushdo që paraqitet në qendrën e votimit, të ketë të drejtën të votojë.
Z. Elezi, përfaqësuesi i tij që në momentin që është regjistruar si kandidat ka pasur akses të plotë te listat. Në database të partisë ka dhe të dhëna personale, pasi kanë firmosur një deklaratë, kanë pasur akses të plotë”, deklaroi Vokshi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,433FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts