Tuesday, August 16, 2022
HomePolitikëMinistri i Jashtëm grek, Nikos Dendias viziton sot Tiranën, zbardhet agjenda

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias viziton sot Tiranën, zbardhet agjenda

-

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, viziton sot Tiranën për t`u takuar me autoritetet shqiptare.

Zyra e shtypit e ministrisë së Jashtme greke informoi se në fillim të vizitës së tij, ministri Dendias do të takohë minoritetin grek në Himarë dhe më pas kryepeshkopin Anastas.

Më pas do të ketë një takim kokë më kokë me ministren shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e më pas do të zhvillohen bisedime të zgjeruara.

Pritet që të ketë një deklaratë të përbashkët rreth orës 12:00.

Më pas do të jetë takimi kokë më kokë i ministrit të Jashtëm grek me kryeministrin Edi Rama, dhe një drekë pune.

“Bisedimet do të fokusohen në çështje me interes dypalësh, evropian dhe rajonal, me theks në rrjedhën e marrëdhënieve greko-shqiptare në të gjitha fushat, përgatitjet për Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), zhvillimet në Ukrainë pas pushtimit rus, në rajonin e Mesdheut Lindor dhe në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor” informon zyra e shtypit e Ministrisë.

Një ndër temat e bisedimeve në axhendën diplomatike të ministrit pritet të jenë dhe çështja e pensioneve të emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Shqipëria dhe Greqia kanë ngritur një komision të përbashkët teknik për të diskutuar një marrëveshje mes të dy vendeve për çështjen e pensioneve të emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Sipas burimeve diplomatike shqiptare në Athinë komisioni i ekspertëve teknikë të sigurimeve shoqërore nga të dy vendet po punon prej dy muajsh. Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë Luela Hajdaraga i tha TV Tribuna që trasmeton për shqiptarët në Athinë se “si pala greke dhe pala shqiptare kanë një vullnet pozitiv për të inicuar marrveshjen për sigurimet shoqerore apo siç njihet ndryshe “marrëveshja për pensionet”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,436FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts