Sipas MeteoAlb, vendi do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë me vranësira të dendura duke rrezikuar në pjesën më të madhe të vendit, rrebeshe shiu shoqëruar me mini-stuhi të forta ere si edhe breshër në zona të izoluara.
Ndersa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por pa reshje paraqiten zonat jugore-jugperëndimore të Shqipërisë.
Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim i kushteve amtosferike duke rikthyer sërish motin e kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.