Saturday, August 13, 2022
HomePolitikë“Ka vendosur që kufijtë t’i shesë në Hagë”, Vasili: Rama sot kundër...

“Ka vendosur që kufijtë t’i shesë në Hagë”, Vasili: Rama sot kundër Ramës dje, dhe tradhtia e detit në mes

-

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka përsëritur akuzën ndaj kryeministrit Edi Rama për çështjen e detit me Greqinë.

Vasili shkruan në një postim në “Facebook” se Rama sot është kundër Ramës dje, teksa thekson se “i kapur për fyti nga interesat e tij tradhton interesat e shenjta të vendit, bën krejt të kundërtën e asaj që deklaronte në 29 gusht 2020 sepse ka vendosur që kufijtë t’i shesë në Hagë.

POSTIMI I PLOTË I VASILIT
Rama sot kundër Ramës dje, dhe tradhtia e detit në mes!
Rama ka deklaruar vetë dy vjet më parë në 29 gusht 2020 se:
🟦 Marrëveshjet nuk mund të jenë të fshehta sepse s’kanë asnjë vlerë.
🟦 Marrëveshjet kërkojnë vite negociata.
🟦 Marrëveshjet kanë vlerë kur janë publike dhe kur kalojnë provën e institucioneve kushtetuese.
🟦 Marrëveshjet kanë vlerë kur kanë firmat dhe vulat që shihen me sy.
🟦 Marrëveshjet duhet të marrin miratimin e Presidentit
🟦 Marrëveshjet duhet të marrin vulën me miratimin e tyre në Parlament.

Pra Rama e di shumë mirë se si negociohen çështje me rëndësi kombëtare si kufijtë e Shqipërisë dhe se miratohen Marrëveshjet që lidhen me kufijtë.
Ndërsa sot po ky Rama i kapur për fyti nga interesat e tij tradhton interesat e shenjta të vendit, bën krejt të kundërtën e asaj që deklaronte në 29 gusht 2020 sepse:
🟪 Ka vendosur që kufijtë t’i shesë në Hagë.
🟪 Marrëveshjen për të shkuar në Hagë as nuk e ka parë jo më ta miratojë as Presidenti as Kuvendi.
🟪 Mashtron publikisht lidhur me Presidentin, kur u thotë grekëve se e pengon Presidenti, kur në mënyrë të faktuar botërisht nuk i ka kërkuar asgjë atij.
🟪 S’ka mbyllur akoma grupin negociator të ngritur, që në 2018, grup i cili është akoma në fuqi edhe sot e kësaj dite e që prodhoi edhe një draftmarrëveshje, që synohet të firmosej së bashku me ish-Kryeministrin grek Tsipras.
🟪 S’ka asnjë grup negociator të miratuar nga Presidenti, që të vendosë për të shkuar në Hagë.
Tradhtia e vendosur në mes del qartë në shesh kur lexon se çfarë deklaronte dy vjet më parë Rama dhe çfarë bën sot.
Ja se çfarë deklaronte Rama ne 29 gusht te vitit 2020:
“Për kufijtë mes dy shteteve s’mund të ekzistojë asnjë marrëveshje e fshehtë. Nuk bëhen marrëveshje të fshehta për këtë punë, sepse s’kanë asnjë vlerë mbi detin e mbi tokën për sa kohë janë të fshehta. Bëhen marrëveshje të negociuara me vite, të cilat emrin marrëveshje e marrin kur bëhen publike dhe vlerën si marrëveshje e marrin vetëm kur kalojnë provën e institucioneve kushtetuese të shtetit. Prandaj marrëveshjet nuk merren vesh me telefonin e prishur të thashethemit të radhës, që shkumëzon në gojën e politikanëve pa atdhe apo në detin e internetit pa kufij, po vetëm kur shihen me sy, me lexim, bashkë me firmat e me vulat e tyre”!
“Grupi ynë negociator për çështjen e detit ka nevojë për ndryshime, pasi disa anëtarë të tij janë larguar nga pozicionet që mbulonin kur janë zgjedhur në grupin negociator. Këto ndryshime do të bëhen nëse do të rinisin negociatat dhe këto ndryshime nuk bëhen pa miratimin nga Presidenti të anëtarëve të rinj – jashtë grupit negociator askush, as kryeministri, nuk negocion dot asgjë dhe nuk shet e as blen dot asnjë litër ujë deti. E dyta, çfarëdo marrëveshje që arrihet në nivelin e grupit negociator, duhet të marrë miratimin e Presidentit, i cili ka thënë se marrëveshjen e mundshme do t’ia çojë Gjykatës Kushtetuese. Dhe e treta, marrëveshja që të marrë vlerë përfundimtare, shkon në parlament për të marrë vulën përfundimtare të Sovranit”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,432FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts