Wednesday, August 17, 2022
HomePolitikëDekreti i Metës për Presidentin e ri, Bamir Topi: Procesi ka qenë...

Dekreti i Metës për Presidentin e ri, Bamir Topi: Procesi ka qenë korrekt dhe transparent

-

Ish-presidenti Bamir Topi teksa ka folur për Presidentin e ri, Bajaram Begajn, thotë se Ilir Meta ka vepruar drejtë me firmosjen e dekretit për të në Stamboll. Sipas tij, procesi ka qenë korrekt dhe transparent.

”Unë jam i mendimit se Presidenti Ilir Meta ka vepruar në mënyrë korrekte. Sot jemi në kohën e teknologjisë dhe nëse është ndodhur në Stamboll nuk ka ndonjë lapsus. Është konfirmuar me figurë dhe firmë elektronike. Unë nuk mund ta vendos veten në këto kushte, sepse asnjëherë nuk i ngjan njera-tjetrës, por besoj se është një procedurë korrekte kushtetuese dhe nuk do ta kisha penguar”,-tha Topi

Ish-presidenti nënvizon se ai vetë do të preferonte në krye të shtetit një figurë me profil politik. Kjo sipas Topit i shërben ruajtjes së institucionit të Presidencës nga sulmet e ditës apo tentativat e vazhdueshme për ta zhvlerësuar dhe hequr kompetencat.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts