Wednesday, August 17, 2022
HomePolitikëBalla: Më 7 Korrik seancë të posaçme në Kuvend për të dënuar...

Balla: Më 7 Korrik seancë të posaçme në Kuvend për të dënuar gjenocidin në Srebrenicë, të ftuar edhe përfaqësues Bosnje Hercegovinës

-

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar sot se më 7 korrik do të mbahet në Kuvend seanca për të dënuar gjenocidin në Srebrenicë.

Balla u shpreh se do të hartohet një dokument serioz dhe në seancë do të mbahen edhe fjalët e rastit nga përfaqësues të qeverisë dhe përfaqësues të grupeve parlamentare. Ai u shpreh se do të jenë të ftuar edhe përfaqësues të qeverisë së Bosnje Hercegovinës dhe familjarë të viktimave nga ky gjenocid.

“Kemi rënë dakord që Kuvendi të mbajë një seancë të posaçme për këtë çështje. Nuk do të mbahet në datë 11 korrik. Kam kërkuar të mbahet në datë 7 korrik ku natyrshëm të mbahen fjalët e rastit dhe dokumenti të jetë serioz ku Kuvendi i Shqipërisë të shprehë qartë dënimin dhe vijimin e qëndrimeve të qeverisë shqiptare në lidhje me pandëshkueshmërinë e këtij gjenocidi. Do ftojmë edhe përfaqësues të shtetit të Bosnje Hercegovinës dhe familjarë të viktimave të këtij gjenocidi. Në datë 7 korrik Kuvendi i Shqipërisë në një pjesë të seancës të ketë një moment të posaçëm për kujtimin e viktimave në gjenocidin e Srebrenicës. Kuvendi i Shqipërisë merr dhe qëndrimin përkatës për këtë çështje”, deklaroi Balla.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts