Friday, April 19, 2024
HomePolitikëRama konferencë me shefin e NATO-s, Stoltenberg: Duhet të parandalojmë çdo ndikim...

Rama konferencë me shefin e NATO-s, Stoltenberg: Duhet të parandalojmë çdo ndikim negativ në rajonin tonë

-

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë konferencës për shtyp me  shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh se “është e rëndësishme të parandalojmë që çdo ndikim të keq të kthehet në probleme për rajonin tonë”.

Edi Rama: Jam krenar që parlamenti shqiptar u bë një prej vendeve të para aleate për ët ratifikuar protokollet e Anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Ukrainën dhe është e padiskutueshme mbështetja për integritetin territorial të Ukrainës. Është e rëndësishme të parandalojmë qe çdo ndikim i keq të kthehet në probleme për rajonin tonë. Ne do të vazhdojmë të luajmë rolin tonë tradicional në mbështetje të paqes.

“Është shumë e rëndësishme të vijojmë një dialog të përhershëm me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë Serbinë e cila nuk është pjesë e aleancës sonë por është pjesë e rajonit tonë. Nevojë për të konsideruar përfshirjen e Kosovës për partneritetin e paqes. Me kohët në të cilat jetojmë është e mençur që kjo të rikonsiderohet. Gjithashtu vlerësoj disponibilitetin tuaj për të na kushtuar pak kohë për ti prezantuar ambicien tonë për të shtuar një vlerë tjetër të rëndësishme në infrastrukturën dhe logjistikën e aleancës sonë duke vënë në dispozicion të NATO-s një bazë që do të jetë një vend që jo vetëm mund të ndërtojmë duke pasur parasysh sfidat e kohës.”

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts