Thursday, August 18, 2022
HomePolitikëRritja e korrupsionit në Shqipëri, Meta: Tjetër rekord i papranueshëm, Shqipëria do...

Rritja e korrupsionit në Shqipëri, Meta: Tjetër rekord i papranueshëm, Shqipëria do të falimentojë

-

Presidenti Ilir Meta reagon pas lajmit të publikuar nga revista “Monitor”, ku rezultonte se “Shqiptarët dhe Rusët me përkeqësimin më të lartë të indeksit të korrupsionit më 2021”.

Në një postim në “Facebook”, Kreu i Shtetit e cilëson këtë një tjetër rekord të papranueshëm, teksa thekson se “Mungesa e llogaridhënies në çdo nivel vendor dhe qendror, abuzimet me fondet publike nëpërmjet inceneratorëve, koncensioneve dhe PPP-ve, si dhe një drejtësi nën kontrollin e pushtetit, natyrshëm që do të sillte këto rezultate”.

Reagimi i Metës:

Një tjetër rekord i papranueshëm! Shqipëria rezulton vendi më i korruptuar në rajon dhe në Europë, duke lënë pas, sipas EUROSTAT, vetëm Rusinë.
Asnjë surprizë!
Mungesa e llogaridhënies në çdo nivel vendor dhe qendror, abuzimet me fondet publike nëpërmjet inceneratorëve, koncensioneve dhe PPP-ve, si dhe një drejtësi nën kontrollin e pushtetit, natyrshëm që do të sillte këto rezultate.
Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek qytetarët, që në masë po detyrohen të braktisin Atdheun.
Çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit është sot interesi dhe prioriteti ynë kombëtar!

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,441FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts