Saturday, April 27, 2024
HomeAktualitetShqiptarët renditën të parët për martesat false në Britaninë e Madhe...

Shqiptarët renditën të parët për martesat false në Britaninë e Madhe…

-

 

Qindra njerëz që përdorin martesa false për të qëndruar në Britaninë e Madhe nuk janë ndjekur penalisht madje as nuk janë larguar.

BBC News ka treguar shifra që tregojnë se 365 çifte janë përpjekur të shfrytëzojnë në mënyrë mashtruese një skemë pas Brexit, duke u dhënë mundësi qytetarëve të BE-së dhe bashkëshortëve të tyre të drejtën për të qëndruar në Britaninë e Madhe.

Zyra britanike e brendshme është shprehur se kishte më pak hetime gjatë pandemisë.

Në vitin 2018, Skema e Zgjidhjes së BE-së përcaktoi se si qytetarët e Bashkimit Evropian, bashkëshortët dhe anëtarët e familjes së tyre mund të vazhdonin të jetonin në Britaninë e Madhe  pasi vendi u largua nga BE.

Ata duhej të ishin rezident deri në dhjetor 2020 dhe të aplikonin për leje qëndrimi.

Bashkëshortët nga çdo vend kishin të drejtë të aplikonin.

Gjithashtu BBC news ka zbuluar se çiftet janë përpjekur të shfrytëzojnë në mënyrë mashtruese skemën duke kryer në një martesë të rreme – me shtetasin e BE-së që zgjeron të drejtat e tyre të qëndrimit tek partneri i tyre fals jo-BE.

Disa individë e bëjnë këtë për para.

Shpesh janë të përfshirë dhe bandat e krimit të organizuar.

Të gjitha martesat e propozuara ku njëri prej partnerëve nuk ka status emigrimi i referohen Home Office për hetim.

Kërkesat për lirinë e informacionit kanë zbuluar:

1. ndërmjet marsit 2018 dhe fundit të shtatorit 2021, 365 martesa midis një shtetasi të BE-së dhe një shtetasi jo-BE u gjetën të rreme.

2. ndjekjet e fundit penale kanë qenë në vitin 2018, ku nëntë persona u dënuan dhe katër prej tyre u larguan
që nga viti 2020, askujt nuk i është hequr leja për të qëndruar

3. shtetas të 60 vendeve, duke përfshirë shumicën e shteteve të BE-së, u implikuan

4. Shqipëria kryeson tabelën e vendeve – me 146 shqiptarë të përfshirë

Dr Ervin Muco, në Shqipëri, i tha BBC News se njerëzit paguanin bandat kriminale për atë që e shihnin si një biletë për një jetë të re.

“Këto rrjete dinë të mashtrojnë sistemin dhe po bëjnë para nga njerëzit që janë të përgatitur të paguajnë.

“Vitet e fundit, shumica e meshkujve shqiptarë që janë larguar nga ky vend kanë shkuar në Itali apo Greqi, por disa prej tyre nuk kanë mundur të marrin nënshtetësinë në këto vende. Kështu që disa përpiqen të gjejnë gra nga vendet evropiane me të cilat mund të martohen. Ata mund të kenë të gjitha përfitimet e të qenit qytetar evropian. Dhe për shkak se Britania ishte anëtare e BE-së, shumë shqiptarë janë tërhequr nga Britania e Madhe”.

Ish-shefi i policisë Prof Krenar Ahmeti, në Universitetin e Tiranës, pranon se bandat e krimit janë thelbësore.

“Çdokush që aspiron të jetojë në një vend të pasur e di se ka disa dokumente kyçe që u nevojiten nëse do të integrohen në atë shoqëri,” tha ai, “por ata gjithashtu shpesh kanë nevojë për një organizatë për t’i ndihmuar ta arrijnë këtë.”

Zyra e Brendshme tha:

“Siç e pret me të drejtë publiku, ne e marrim shumë seriozisht abuzimin me rrugët e emigrimit të bashkëshortëve dhe partnerëve – dhe të sugjerosh ndryshe është e gabuar.

“Ne nuk do të hezitojmë të ndërmarrim veprime përmbarimore kundër individëve që gjenden në një martesë të rreme ose partneritet civil, duke përfshirë anulimin e lejes së tyre dhe largimin e tyre nga Britania e Madhe.”

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts