Tuesday, April 16, 2024
HomePolitikëPërplasjet në Veri, Kurti: Nuk përjashtohet një sulm ndaj Kosovës...

Përplasjet në Veri, Kurti: Nuk përjashtohet një sulm ndaj Kosovës…

-

Ngjarjet e 31 korrikut në veri të Kosovës mund të kthehen në një konflikt të armatosur mes minoritetit serb dhe forcave të policisë për shkak të reciprocitetit. Alarmin e ka dhënë kreu i qeverisë Albin Kurti i cili shprehet se Prishtina është vigjilente ndaj një sulmi të mundshëm nga Beogradi.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk përjashton ndonjë sulm të mundshëm nga Beogradi zyrtar pasi Prishtina është zotuar që ta çojë deri në fund çështjen e reciprocitetit për targat ilegale dhe letërnjoftimet të regjistruara në territorin serb.

Në një intervistë për medien ndërkombëtare Reuters, kreu i qeverisë kosovare nuk e përjashton situatën në një konflikt të armatosur mes minoritetit serb të Kosovës dhe forcave të Njësive speciale të vendit.

“Nuk duhet të përjashtojmë që këto politika agresive të Beogradit mund të kthehen edhe në një sulm kundër Kosovës në një mënyrë apo tjetrën, ne jemi vigjilentë, por jo të frikësuar.

Unë nuk po them se do të na sulmojnë këtë javë ose në vijim, por do të ishte krejtësisht e papërgjegjshme të përjashtohej mundësia e rritjes së tensioneve dhe konflikteve të reja,” tha Kurti.

I pari i qeverisë megjithatë thotë se vendi që ai udhëheq nuk është më si 20 vjet më parë, pa struktura shtetërore kur Kosova përballej me agresionin e regjimit të Sllobodan Millosheviçit.

“Ne kemi institucionet dhe organet tona të sigurisë dhe mbrojtjes, Kosova tani është shtet, ky nuk është viti 1998, kështu që ne jemi shumë më të përgatitur për të mbrojtur sovranitetin tonë, integritetin territorial, për të mbrojtur demokracinë, sundimin e ligjit, kushtetutshmërinë dhe për të mbrojtur progresin tonë,” tha ai.

Zoti Kurti nuk e ndan politikën destabilizuese të Beogradit nga ajo e Moskës.

Sipas tij qëllimet e presidentit Aleksandër Vuçiç janë direktiva të kreut të Kremlinit, Vladimir Putin.

“Presidenti despotik Vladimir Putin është njeri i luftës dhe ai do të kishte interes që të përhapte luftën sepse dëshiron ta kthejë atë në diçka normale,” deklaroi Kurti.

Kryeministri Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç pritet të takohen në Bruksel në 18 gusht në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Prishtina zyrtare ka deklaruar se në Bruksel nuk do të flitet për çështjen e reciprocitetit, i cili hyn në fuqi nga data 1 shtator.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts