Friday, October 7, 2022
HomePolitikëAfro 19 mijë turistë spanjollë në 7 muaj, Rama: Mediat spanjolle po...

Afro 19 mijë turistë spanjollë në 7 muaj, Rama: Mediat spanjolle po i bëjnë jehonë bukurive tona

-

Kryeministri Edi Rama vijon me publikimin e shifrave të vizitorëve nga vendet e huaja në Shqipëri. Sot kreu i qeverisë ka publikuar të dhënat mbi spanjollët që vizituan vendin. Sipas tij, 18820 spanjollë vizituan Shqipërinë nga 1 janari deri në fund të korrikut të këtij viti.

“18 820 turistë spanjollë e kanë vizituar Shqipërinë nga janari deri në korrik të këtij viti, përkundër4 228 vizitorëve të së njëjtës periudhë vitin që shkoi. Edhe mediat e një gjigandi të turizmit si Spanja i japin zë bukurive e traditave të Shqipërisë, ku kulinaria jonë përshkruhet si një kombinim fantastik i kuzhinës mesdhetare dhe asaj ballkanike, mes shijeve e aromave të peshkut, erëzave e vajit të ullirit, në faqet e revistës spanjolle “The Mediterranean Lifestyle”, shkruan Rama në Facebook.
Në një kohë që të huajt vijnë në vend, shqiptarët kanë zgjedhur plazhet e huaja për të kaluar pushimet për shkak të çmimeve të larta, shërbimit të dobët dhe pasigurisë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,518FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts