Thursday, April 25, 2024
HomePolitikëBE paralajmërojnë Kurtin dhe Vuçiç: Do mbani përgjegjësi nëse përshkallëzohet situata

BE paralajmërojnë Kurtin dhe Vuçiç: Do mbani përgjegjësi nëse përshkallëzohet situata

-

Bashkimi Evropian u bëri thirrje të dielën udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë t’u japin fund deklaratave të rrezikshme që rrisin retorikën nxitëse, duke iu referuar deklaratave për luftë dhe konflikt në Ballkanin Perëndimor.

Në një komunikatë të publikuar nga Zyra e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme thuhet se “politikanët e lartë të dy palëve do të mbahen përgjegjës për çdo përshkallëzim që çon në rritjen e tensioneve dhe, potencialisht, dhunës në rajon”, duke u bërë thirrje të dyja palëve që t’i japin fund menjëherë armiqësive të ndërsjella dhe deklaratave të rrezikshme dhe të veprojnë me përgjegjësi.

Në komunikatë thuhet se të gjitha çështjet e hapura do të trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts