Tuesday, April 16, 2024
HomePolitikëShqipëri-Kosovë drejt traktatit për mbrojtje të ndërsjelltë?

Shqipëri-Kosovë drejt traktatit për mbrojtje të ndërsjelltë?

-

Presidentja Vjosa Osmani pas bisedimeve me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj ka kërkuar që Shqipëria e Kosova të kenë një traktat për mbrojtje të ndërsjelltë me të cilin të reagohet në rast cënimi të të dy shteteve.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, përfundoi mbrëmë, (16.08) nje vizitë dy ditore në Prishtinë, të parën që ai kryen jashtë vendit, pas marrjes së detyrës së kryetarit të shtetit, muajin e kaluar. Bashkëpunimi dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, dialogu Kosovë-Serbi, situata në Kosovë dhe rajon, marrëdhëniet dy palëshe ishin temat kryesore të bisedimeve që Presidenti Begaj zhvilloi me autoritetet e Kosovës, bën me dije zyra e shtypit e Presidencës në Tiranë.

Traktat dypalësh në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas bisedimeve me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, citohet të ketë thënë që “në kushte kur po sfidohet arkitektura e sigurisë jo vetëm në kontinentin tonë por dhe më gjerë siguria është shndërruar në prioritet, Kosova po koordinohet plotësisht me partnerët e saj strategjikë që rajoni të ndihet çdo ditë dhe më i sigurtë.”

Për Presidenten Osmani “ka rëndësi që Shqipëria dhe Kosova të kenë një traktat për mbrojtje të ndërsjelltë me të cilin do të reagojmë në rast cënimit të dy shteteve tona” ka theksuar ajo pas takimit me Presidentin Begaj. Ajo e ka quajtur realizimin e një traktati të tillë ” në harmoni me praktikat ndërkombëtare, të aplikueshëm nga shumë shtete dhe aleatët tanë strategjikë”. Prandaj është koha të bëjmë hapat e duhur në këtë drejtim. Presidenti Begaj deklaroi në Prishtinë që “Kosova dhe Shqipëria kanë të njëjtin vizion për të njëjtën rrugë. Stabiliteti rajonal dhe paqja duhen mbajtur.”

BE dhe tendencat destabizuese të Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani citohet nga zyra e shtypit të Presidencës në Tiranë të ketë kritikuar BE lidhur me qëndrimin ndaj atyre që ajo i quajti” tendenca destabilizuese të Serbisë”. „Presim që BE të jetë më i zëshëm përballë tendencave destabilizuese të Serbisë ndaj të gjithë rajonit. Tendenca të nxitura dhe që i shërbejnë interesave të Rusisë. Nuk ka dhe nuk mund të ketë ekuivalencë të trajtimit të palëve, kur qartazi Serbia është agresori dhe ajo po përdor retorikë luftënxitëse në raport me Kosovën, por dhe veprime që po cënojnë paqen dhe stabilitetin e Kosovës,” citohet të ketë thënë presidentja Osmani në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Begaj.

Presidenti Begaj ka garantuar autoritetet e Prishtinës se Shqipëria mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO, në atë që quhet “aleanca garantuese e paqes në rajon” citohet të ketë thënë ai. Në takimin që ka zhvilluar të martën, (16.08) me komandantin e KFOR, Gjeneral Major Ferenc Kajári lidhur me situatën në veri të Kosovës ai e ka quajtur “të pazëvendësueshëm rolin e KFOR në ruajtjen e stabilitetit  dhe sigurisë në Kosovë dhe në gjithë rajonin.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Bega e ka quajtur inkurajues qëndrimin e kancelarit gjerman Scholz lidhur me rezultatin përfundimtar të dialogut Kosovë-Serbi.

“Qëndrimi i ripërsëritur i Kancelarit Gjerman Scholz se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE – janë inkurajuese në përpjekjet tona që rezultati përfundimtar të jetë një marrëveshje e detyrueshme ligjore, që përcakton qartësisht njohjen e ndërsjellë, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si dhe trajtimin e drejtë të minoriteteve, konform Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë presidenti Begaj në Prishtinë. Ai i është referuar formulës së rezultatit të dialogut Serbi-Kosovë, të përcaktuar nga Presidenti amerikan, Biden, si “nje marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, të fokusuar në njohjen reciproke.” „Dialogu me Serbinë është e vetmja mënyrë që të bëhet e qartë se realiteti i Kosovës së pavarur është i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm”, ka theksuar Presidenti Begaj në Prishtinë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts