Thursday, December 26, 2024
HomeShendetesiBilanci i COVID/ 338 raste të reja dhe 1 viktimë në 24...

Bilanci i COVID/ 338 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit

-

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 338 raste të reja me koronavirus nga 1108 testime të kryera. Fatkeqësisht gjatë këtyre 24 orëve një qytetar nuk e ka fituar betejën me koronavirusin.

Njoftimi:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1108 testime, 338 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 317 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1108 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 338 qytetarë, në këto bashki:
116 në Tiranë, 17 në Lushnje, 15 në Durrës, 12 në Shkodër, nga 11 qytetarë në Fier, Elbasan, nga 10 qytetarë në Lezhë, Gramsh, nga 9 qytetarë në Dibër, Sarandë, nga 8 qytetarë në Kamëz, Vlorë, nga 7 qytetarë në Shijak, Divjakë, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Patos, Mallakastër, nga 5 qytetarë në Devoll, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Kavajë, Himarë, Berat, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Delvinë, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Korçë, Maliq, Dimal, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Krujë, Bulqizë, Roskovec, Selenicë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Tropojë, Kurbin, Mat, Memaliaj, Pogradec, Kolonjë, Peqin.

Janë 3,572 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Pogradeci 47 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Janë shëruar 317 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 320,000 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Gusht 2022)
Raste të reja ditore            338
Të shëruar në 24 orë          317
Të shtruar në spitale             19
Humbje jete në 24 orë           1
Testime ditore                    1108
Testime totale               1,958,354
Raste pozitive                  327,153
Raste të shëruara              320,000
Raste Aktive                        3,572
Humbje jete                         3,581
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë               1,651
Fier                   356
Elbasan             261
Durrës              257
Shkodër            246
Vlorë                211
Korçë               207
Gjirokastër        120
Berat                 108
Lezhë                89
Dibër                 52
Kukës                 14

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts