Rikthehen lajmet për Covid-19. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar se një variant të ri i Covid, i cili tashmë njihet me emrin “Eris” dhe lidhet me nën variantin Omicron, edhe pse deri më tani shifra e të infektuarve nuk është serioze.
Çfarë është EG.5 dhe pse është quajtur Eris?
EG.5 është një tjetër degëzim i variantit Omicron të Covid. Sipas OBSH-së, ajo u pa për herë të parë në shkurt 2023 dhe rastet janë rritur në mënyrë të qëndrueshme. Rastet e EG.5 po rriten gjithashtu në SHBA, ku sipas vlerësimeve të publikuara nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve shifrat kanë kaluar edhe variantin e Omicron.
A është Eris më e rrezikshme?
Bazuar në provat e deritanishme, zyrtarët e OBSH-së thonë se nuk ka asnjë aludim që nënvarianti mund të shkaktojë rreziqe të larta. Në Britani, ka pasur një rritje të vogël të njerëzve në spital javët e fundit, veçanërisht ata të moshës mbi 85 vjeç, por ekspertët thonë se shifrat mbeten më të ulëta se valët e mëparshme. Ekspertët në mbarë botën do të vazhdojnë të monitorojnë nënvariantin dhe të vlerësojnë ndikimin e tij, veçanërisht kur shkollat dhe universitetet të rihapen.
Ku po përhapet EG.5?
Sipas OBSH-së, infeksionet janë raportuar në 51 vende, duke përfshirë Kinën, SHBA-në, Republikën e Koresë, Japoninë, Kanadanë, Australinë, Singaporin, Britaninë e Madhe, Francën, Portugalinë dhe Spanjën.
Cilat janë simptomat?
Simptomat e Covid mund të përfshijnë:
-ethe
-kollë e vazhdueshme
-ndryshim në shqisën e shijes ose nuhatjes
-lodhje
-rrjedhje e hundës
-dhimbje të fytit.