Thursday, October 6, 2022
HomePolitikëKryeministri i Kosovës kërkon më shumë paqeruajtës të NATO-s për të përmirësuar...

Kryeministri i Kosovës kërkon më shumë paqeruajtës të NATO-s për të përmirësuar sigurinë e Kosovës

-

Ekziston një nevojë urgjente për trupa të mëtejshme të NATO-s në Kosovë për shkak të “kërcënimeve nga Serbia dhe Rusia”, tha të premten Albin Kurti, kryeministri i Kosovës.

Deklarata erdhi pas disa javësh tensionesh në rritje midis Prishtinës dhe Beogradit, pasi qeveria e Kosovës njoftoi se do të vendoste masa reciprociteti që preknin qytetarët serbë,  përfshirë dokumentet e hyrjes dhe targat.

Në një intervistë për gazetën gjermane Welt, kryeministri Albin Kurti tha se forcat shtesë paqeruajtëse do ta përmirësonin patjetër sigurinë e Kosovës.

“Trupat e KFOR-it mund të na ndihmojnë të zgjerojmë më tej strukturat dhe kapacitetet tona të sigurisë,” tha ai.

Brukseli dhe Uashingtoni vazhdojnë ofensivën e tyre diplomatike

Tensionet u rritën përsëri në fund të muajit të kaluar kur qeveria e Kosovës deklaroi se dokumentet e identitetit dhe targat e automjeteve të lëshuara nga Serbia nuk do të ishin më të vlefshme brenda territorit të Kosovës, një  kundërpërgjigje kjo ndaj dokumenteve të lëshuara nga Kosova që nuk kishin vlerë në Serbi.

Edhe pse serbët etnikë që jetojnë në veri të vendit u përgjigjën menjëherë duke vendosur barrikada, situata në terren u qetësua shpejt pasi forcat policore të BE-së dhe KFOR-i hynë në vendngjarje, ndërsa zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së organizuan një takim ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

Megjithatë, bisedimet nuk arritën të jepnin ndonjë rezultat konkret, me kryediplomatin e bllokut, Josep Borrell që deklaroi se të dy palët qenë zotuar të mbanin takime të mëtejshme në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për çështjen.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq iu përgjigj krizës duke deklaruar se Beogradi dëshiron paqe, por nuk do të hezitonte të mbrojë serbët etnikë në veri.

Të enjten, të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën dhe rajonin më të gjerë të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, u takuan me Vuçiçin dhe zhvilluan bisedime me krerët serbë të Kosovës në përpjekje për ta ulur krizën.

Pas takimit të së enjtes, Lajçak dhe Escobar refuzuan të tregojnë hollësira, por Lajçak theksoi se bisedimet nuk ishin për fituesit apo humbësit, por “për njerëzit që jetojnë në Kosovë”.

Vuçiç tha në Instagram se të tre “nuk patën bisedime të lehta”, duke shtuar se “ne nuk do të heqim dorë nga interesat tona jetike kombëtare dhe shtetërore, në radhë të parë nga interesat e popullit tonë, nga siguria juaj”.

Lajçak dhe Escobar thanë se i kanë kërkuar edhe Kurtit që të shtyjë zbatimin e rregullave që kanë shkaktuar polemika më të fundit.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës këmbënguli se rregulloret e reja do të hyjnë në fuqi duke filluar nga 1 shtatori duke lënë të hapur derën për mundësinë e një marrëveshjeje krejtësisht të ndryshme.

“Unë jam gati të shtrëngoj duart me Vuçiçin. Nëse Serbia pranon të heqë dorë nga kontrollet kufitare në të ardhmen, atëherë do të bëjmë të njëjtën gjë”, tha Kurti.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,517FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts