Thursday, October 6, 2022
HomePolitikëPorti i Durrësit/ Meta: Interesi i vetëm i kësaj qeverie është për...

Porti i Durrësit/ Meta: Interesi i vetëm i kësaj qeverie është për një tjetër aferë

-

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook lidhur me qëndrimin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri për projektin e Portit të Durrësit ku thotë se ka nevojë për transparencë.

Meta u shpreh se interesi i vetëm i kësaj Qeverie të korruptuar është për një tjetër aferë. Sakaq sipas tij qeveria vijon të injorojë detyrimet dhe parimet e rëndësishme të funksionimit të një shteti.

Postimi i plotë:

“E përshëndes qëndrimin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri lidhur me projektin e Portit të Durrësit dhe ndaj të njëjtat shqetësime, të shprehura edhe më herët, lidhur me nevojën për transparencë.

Shqipëria dhe Durrësi kanë nevojë për investitorë seriozë strategjikë dhe vendime të mirëkonsultuara me qytetarët, shoqërinë civile dhe ekspertët, në respekt të Kushtetutës, sovranitetit shtetëror mbi infrastrukturën strategjike, parimet e konkurrencës, detyrimet që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit dhe Procesi i Berlinit.

Injorimi i këtyre detyrimeve dhe parimeve shumë të rëndësishme të funksionimit të një shteti ligjor, që synon anëtarësimin në BE, do të thotë se interesi i vetëm i kësaj Qeverie të korruptuar dhe të inkriminuar është për një tjetër aferë pas së cilës fshihet një mega-vjedhje dhe pastrim parash.”

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,517FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts