Monday, March 17, 2025
HomePolitikëRama: Vrasjet dhe aksidentet rrugore janë në ulje, këtë vit më të...

Rama: Vrasjet dhe aksidentet rrugore janë në ulje, këtë vit më të ulëtat në 30 vite

-

 

Kryeministri Edi Rama në një dalje për mediet nga ministria e Brendshme u shpreh se vendi prej disa vitesh është futur në trajektoren zbritëse të aksidenteve rrugore.

Ai tha se kjo vjen për shkak të rritjes së cilësisë në rrugë dhe kontrollove policore, si dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve.

Ai shtoi se po ashtu, vendi ka njohur një trajektore rënëse sa u takon vrasjeve, duke thënë se ato janë më të ulëtat në 30 vite.

Rama: Jemi futur prej disa vitesh në trajektoren zbritëse të aksidenteve rrugore, sepse është rritur cilësia e sigurisë në akset rrugore, është forcuar kontrolli edhe përmes makinave inteligjente, por është rritur edhe cilësia e dhënies së lejeve të drejtimi dhe kolaudimit të mjeteve. Është rritur edhe ndërgjegjësimi i drejtuesve të mjeteve.

Ka shumë që nuk duan t’i dëgjojnë shifrat, por ne jemi në terrenin e shifrave. Në vitin 012 kishim 334 vdekje në aksidente rrugore. Vjet kishim nën 200 persona, ndërsa këtë vit kemi 95 të vdekur. Shqipëria i ka përjetuar më vonë në kohë pasojat e ndryshimeve, sepse nuk kanë qenë si ne. në rënie të vazhdueshme është edhe trajektorja e vrasjeve. Ulëritësit profesionistë bombardojnë publikun se këtu vriten njerëz përditë. Në vitin 2012 janë vrarë 125 njerëz, gjatë këtyre shifrave e vrasjeve është përgjysmuar. Vjet kishim 38 vrasje dhe sivjet deri në korrik kishim vetëm 30. Ky vit ka pasur numrin më të ulët të vrasjeve në 30 vite.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts