Thursday, October 6, 2022
HomePolitikëKëshilltari pranë Biden telefonon Ramën: SHBA mbështet Shqipërinë pas sulmit kibernetik të...

Këshilltari pranë Biden telefonon Ramën: SHBA mbështet Shqipërinë pas sulmit kibernetik të Iranit

-

 

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan ka folur këtë të enjte me kryeministrin Edi Rama, duke i shprehur mbështetjen e SHBA-së pas sulmit kibernetik që iu bë portaleve qeveritare nga Irani.

“Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan foli sot me kryeministrin Edi Rama të Shqipërisë për të shprehur mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për aleatin tonë në NATO pas sulmit kibernetik të Iranit më 15 korrik. Ata u zotuan të vazhdojnë të punojnë së bashku në përpjekjet e Shqipërisë për korrigjimin dhe masat e sigurisë kibernetike. Gjithashtu, z. Sullivan shprehu vlerësimin për pritjen bujare të Shqipërisë për shtetasit afganë që janë larguar nga Afganistani, shumë prej të cilëve ndihmuan SHBA-në. Ata diskutuan gjithashtu partneritetin tonë të vazhdueshëm për çështjet rajonale dhe globale, duke përfshirë NATO-n”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Pas sulmit kibernetik të shërbimeve publike online që gati rrënoi të dhënat e shqiptarëve, Shqipëria akuzon Iranin. “Sulmi nuk ishte një operacion individësh, por një agresion shtetëror. Agresioni është orkestruar nga Irani”, tha kryeministri Edi Rama.

Ministria e Jashtme e Iranit i konsideron “pretendime të pabaza” akuzat, dhe një “veprim të pamenduar dhe dritëshkurtër në marrëdhëniet ndërkombëtare”, ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,517FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts