Friday, March 29, 2024
HomePolitikëFundi i një monarkeje/ Ndërron jetë në moshën 96-vjeçare mbretëresha Elizabeth II

Fundi i një monarkeje/ Ndërron jetë në moshën 96-vjeçare mbretëresha Elizabeth II

-

Mbretëresha Elizabeth II ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi më parë gjatë ditës Buckingham Palace doli me një deklaratë e cila ngrinte shqetësimin mbi shëndetin e saj. Më pas të gjithë anëtarët e familjes mbretërore u zhvendosën në kështjellën Balmoral, aty ku edhe ishte vendosur monarkja.

Protokolli i mbretërisë mbi atë që pritet të zbatohet “Operacioni London Bridge”:

Dita e parë
Dita e vdekjes së mbretëreshës. Kryeminsitri, në këtë rast Liz Truss e cila ka marrë postin pak ditë më parë, do të jetë ndër të parët që do të informohet për ndarjen nga jeta të monarkes.

Ky mesazh do të shpërndahet nga Sekretari Privat i Mbretëreshës dhe do t’u dërgohet anëtarëve të Zyrës së Këshillit Privat.

Deputetët dhe nëpunësit e lartë civilë do të marrin një telefonatë dhe një email ku thuhet: “Të dashur kolegë, me pikëllim po ju shkruaj për t’ju informuar për vdekjen e Madhërisë së Saj Mbretëreshës”.

Kjo do të pasojë një njoftim në mediat sociale dhe flamujt do të jenë në gjysmështizë brenda 10 minutave nga lajmi.

Në ditën e vdekjes së Mbretëreshës, Mbreti Charles që do të kurorëzohet së shpejti do t’i drejtohet kombit në një transmetim televiziv.

Kryeministri do të mbajë një takim me Charles, ndërsa Ministria e Mbrojtjes do të organizojë përshëndetje me armë dhe do të mbahet një minutë heshtje në të gjithë vendin.

Në rast se mbretëresha do të ndërrojë jetë në kështjellën Balmoral, aty ku edhe është vendosur momentalisht, nis zbatimi i planit Operacioni Unicorn, një protokoll i detajuar vetëm për këtë rast, pasi kjo kështjellë është një nga pronat më të preferuara të monarkes, ku ajo kalon thuajse çdo vit tre muaj.

Dita e dytë
Të nesërmen në mëngjes, anëtarët e Këshillit të Aderimit do të emërojnë mbretin e ri dhe një shpallje do të lexohet në Pallatin e Shën James dhe në Royal Exchange.

Deputetët do të bëjnë homazhe edhe në Dhomën e Komunave. Arkivoli i Madhërisë së Saj do të kthehet në Buckingham Palace.

Ditët 3-4
Mbretin Charles të niset në turneun e tij në Mbretërinë e Bashkuar, duke vizituar Parlamentin Skocez dhe Katedralen St Giles në Edinburg, më pas Kështjellën Hillsborough të Irlandës së Veriut dhe një shërbim në Katedralen e Shën Anës, Belfast.

Ndërkohë në Londër, do të zhvillohen prova të përpikta për funeralin.

Dita 5
Në ditën e pestë, do të fillojë një procesion, duke filluar në Buckingham Palace dhe duke përfunduar në Shtëpitë e Parlamentit, më pas do të mbahet një shërbim funeral në Westminster Hall.

Më pas, mbretëresha do të qëndrojë për tre ditë, në arkivolin e saj dhe do të mund të vizitohet nga shtetasit e saj për t’i kryer nderime t e fundit.

Ditët 6-9
Mbreti Charles do të vizitojë Parlamentin e Uellsit dhe do të shërbejë në Katedralen Liandaff të Kardifit.
Qeveria në këtë pikë do t’i japë dorën e fundit planeve për ditën e varrimit, pasi qindra mijëra qytetarë dynden në rrugë.

Dita 10: Funerali i Mbretëreshës
Do të jetë Ditë Zie Kombëtare dhe dy minuta heshtje në të gjithë Britaninë, megjithatë punëdhënësit nuk detyrohen që ta shpallin ditën një ditë pushimi.

Funerali do të kryhet në Westminster Abbey, i ndjekur nga një shërbimi në Kapelën e Shën Gjergjit, Kështjella Windsor, ku Mbretëresha Elizabeth II do të varroset në Kupolën Përkujtimore të Mbretit George IV.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts