Friday, March 29, 2024
HomePolitikëMeta: 900 fëmijë nuk do ta nisin shkollën nesër për shkak të...

Meta: 900 fëmijë nuk do ta nisin shkollën nesër për shkak të qeverisë, japin tendera për miqtë

-

Në një dalje për mediet, kreu i Partisë së Lirisë, ilir Meta u shpreh se javën e kaluar dëgjuam deklaratë shokuese nga ministri i Brendshëm ku shprehej se pa krim nuk ka zhvillim.

Ai tha se qeveria në vend të kompensonte miqtë e tenderave sekretë, duhej të kishte dedikuar fonde për të ndihmuar familjet të armiqësojnë fëmijët.

Meta denoncoi atë që e quajti si korrupsion ndaj fëmijëve dhe prindërve, rasti kur 900 fëmijë s’do kenë mundësi të ndjekim normalisht mësimin nesër në shkollën Ibrahim Bashës, për shkak të neglizhencës së qeverisë.

Meta: Javën e kaluar dëgjuam deklaratë shokuese nga ministri i Brendshëm ku shprehej se pa krim nuk ka zhvillim, një deklaratë e papranueshme nga përfaqësuesi i qeverisë, që ka detyrë të luftojë krimin dhe ndihmuar zhvillimin. Duhet thënë me forcë se pa arsim nuk ka zhvillim, e sjell vetëm një arsim cilësor, me shkolla e kurrikula, me mësues të motivuar dhe paga motivuese.

Qeveria në vend të kompensonte miqtë e tenderave sekretë, duhej të kishte dedikuar fonde për të ndihmuar familjet të armiqësojnë fëmijët. Ndaj jam sot këtu, siç dhe sot paradite deputetët e Partisë së Lirisë, për të denoncuar një situatë konkrete të papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit ndaj fëmijëve dhe prindërve, rasti kur 90 fëmijë s’do kenë mundësi të ndjekim normalisht mësimin nesër në shkollën Ibrahim Bashës, për shkak të neglizhencës së qeverisë. Çështje që ne do e ndjekim në Kuvend dhe do jemi në mbështetje të arsimit, lufta jonë në të gjitha aspektet do t’i japë arsimit prioritetin që meriton.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts