Thursday, October 6, 2022
HomePolitikëSulmi kibernetik/ Rikthehet në punë sistemi “Timës” në Kapshticë dhe Kakavijë

Sulmi kibernetik/ Rikthehet në punë sistemi “Timës” në Kapshticë dhe Kakavijë

-

Është rikthyer në punë sistemi “Times” në Kapshticë dhe Kakavijë.

Tashmë po punohet përmes këtij sistemi por ngadalë.

Ndërsa në Vlorë prej 24 orësh sistemi “Tims” në portin dhe doganën e Vlorës nuk punon. Mësohet se do të vijoj puna me regjistrat portual duke u shkruar me dore si një dite me parë.

Në Qafë Thanë është ende i bllokuar, sistemi “Tims” në pikën kufitare që lidh Maqedoninë e Veriut me Republikën e Shqipërisë

Autoritetet njoftuan sot se Irani ka goditur sërish një prej sisteme të rëndësishme informatike, atë të rregjistrimit të hyrje-daljeve nga vendi, i njohur si sistemi TIMS.

Burime zyrtare thanë se “bëhet fjalë për një sulm masiv, i ngjashëm me atë të 15 korrikut”, që goditi të gjithë strukturën e sistemeve qeveritare të informacionit.

Të njejtat burime shpjeguan se sulmi është vënë re shpejt, dhe se autoritetet menjëherë kanë fikur sistemin për të shmangur dëmet e mundshme.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,517FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts