Bota shqiptare ka humbur sot një artist të madh. Artisti brilant Hetem Qerimaj është ndarë nga jeta ditën e sotme.
Violinisti i shquar i skenës shqiptare u nda nga jeta në moshën 88 vjeçare.
Lajmi u bë i ditur nga djali i tij, Fatos Qerimaj, që njoftoi për humbjen e njeriut të tij të dashur.
“Te nderuar miq, me dhimbje ju njoftoj ndarjen nga kjo jete te babit tim te dashur Hetem Qerimaj. Zoti e pranofte ne parajse”, shkroi ai.