Monday, March 17, 2025
HomePolitikëBalluku këshillon fëmijët: Mos e lini hapur derën e frigoriferit, TV-në ndezur...

Balluku këshillon fëmijët: Mos e lini hapur derën e frigoriferit, TV-në ndezur apo karikuesin në prizë

-

 

Pas këshillave për larjen e rrobave jo më shumë se me 30 gradë, zv. kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku vazhdon me këshillat e saj për kursimin e energjisë.

Ajo gjatë një fushate sensibilizuese për kursimin e energjisë që nisi nga shkolla “Lasgush Poradeci”, tha se gjatë dimrit temperatura e kondicionerit nuk duhet graduar më shumë se 21 gradë.

Po ashtu, Balluku theksoi se kërkuesit duhen hequr nga priza dhe po ashtu dera e frigoriferit nuk duhet lënë për gjatë e hapur.

Ajo po ashtu shtoi se dera frigoriferit nuk duhet që të qëndrojë e hapur dhe këshilloi të vegjëlit se vëllai të heqë karikuesin nga priza.

Balluku: Ne do kërkojmë përmes jush në këtë fushatë, që të ktheheni në zëdhënësit e kursimit të energjisë elektrike. Nëse kursejmë 1% të konsumit vjetor energjitik, ndërmarrjet do të shërbenin 28 milionë nga buxheti shtetit. E dini ju që kur e heqim telefonin nga karikimi, karikuesi që mbetet në prizë konsumon energji? Deri më sot nuk e kemi vrarë ndonjëherë mendjen se kemi thënë çfarë do ndodhë me 1 kari kues? Po me 1 milionë karikues të gjithë në prizë në të njëjtën kohë? E dini ju që kur hapim derën e frigoriferit harxhohet më shumë energji? Se duhet të ruajë 4 gradëshin që është niveli i sipërm. Kur hapet dera e përballet me 25 gradët e temperaturës nis të punojë më shumë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts