Friday, April 26, 2024
HomePolitikëPedagogët paralajmërojnë protestë tjetër më 5 tetor

Pedagogët paralajmërojnë protestë tjetër më 5 tetor

-

Pedagogët, të cilët zhvilluan një protestë para Fakultetit të Shkencave të Natyrës, kanë paralajmëruar protestë tjetër më 5 tetor nëse nuk u rriten pagat.

Një nga pedagogët u shpreh se që prej 18 vitesh nuk u janë rritur pagat, ndërsa ka hedhur akuza ndaj qeverisë, e cila u ka hequr projektet për shkak të korrupsionit.

Ndërkohë është bërë e ditur se në orën 14:00 pedagogët do të zhvillojnë takim me ministren e Arsimit, Evis Kushin.

Sindikata  e Arsimit të Lartë e zhvilloi protestën pasi qeveria nuk përfshiu kërkesat e tyre as në paketën e dytë të rezistencës. Përballë fakultetit ndodheshin rreth 200 pedagogë të fakultetit dhe dhjetëra të fakulteteve të tjerë, si dhe mbështetës të kauzës.

Arsimtarët kërkojnë në veçanti rishikimin e pagës së tyre. Sipas tyre, prej vitit 2004 për këtë kategori nuk janë rritur pagat dhe as janë indeksuar sipas inflacionit. Ata kërkojnë edhe rritje të buxhetit për kërkimin shkencor, si dhe rritje të pagës për orët suplementare.

Sipas profesorit të Biologjisë Aleko Miho, protesta vjen për të kërkuar në veçanti dinjitetin për një kategori të harruar, por tejet të rëndësishme për shoqërinë.

“Duam një pagë dinjitoze, në linjë me kohën. E kuptojmë që situata është e vështirë për të gjithë, por ne po punojmë dhe përfaqësojmë elitën, por jemi lënë në harresë.  Stafi i ndihmësve akademik po fillon të refuzojë punën, dhe ikin sepse nuk janë të motivuar, kur nga ana tjetër kërkohet mësim cilësor. Nuk do të doja kurrë të arrinim këtu, por le të jetë ky një sinjal”, thotë profesori.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts