Thursday, March 28, 2024
HomePolitikëSulmet kibernetike/ Zyrtari i NATO-s në Tiranë:Shqipëria nuk është vetëm, do garantojmë...

Sulmet kibernetike/ Zyrtari i NATO-s në Tiranë:Shqipëria nuk është vetëm, do garantojmë një…

-

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe zv/ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s për sfidat dhe zhvillim të sigurtë, James Appathurai kanë dalë në një konferencë mbi situatën kibernetike në Shqipëri. Në fjalën e tij, Appathurai tha se Shqipëria nuk është i vetëm përballë këtij sulmi.

”Ne u njohëm që Shqipëria po pëson sulme të rënda kibernetike dhe duam t’u themi se nuk jeni vetëm dhe ne do ju mbështesim, të gjitha vendet e NATIO e njohin dhe shikojnë sulmin e Shqipërisë dhe ky është mesazhi që Sekretari i Përgjithshëm i dha kryeministrit Edi Rama. Dua të theksoj përpjekjet e shtetit shqiptar për të përballuar këto sulme, ne i kemi suportuar. Unë dhe skuadra jonë jemi këtu për të parë se çfarë mund të bëjmë, arsyeja kryesore për të bërë një koordinim të aleatëve dhe zyrave teknike të NATOS-s. Për të parë nevojat afatgjate të Shqipërisë për të ndërtuar rrjet mbrojtje dhe Shqipëria po bën hapa në këtë punë. Për sulmet në një shkallë të gjerë dhe gjatë që janë bërë. Siguroj ministrin për mbrojtjen praktike që do të bëjë NATO ndaj Shqipërisë”.

Kurse ministri Peleshi siguroi se sistemet e sigurisë së mbrojtjes kanë qenë të paprekura nga sulmet, se janë të shkëputura nga rrjeti i përgjithshëm, por është rritur gatishmëria dhe vëmendja në fushën e sigurisë e mbrojtjes.

“Këto sulme kanë treguar se nuk mund të jemi të mbrojtur në mënyrë permanente, por duhet të jemi vigjilentë dhe të aftë të mbrojmë infrastrukturën dhe teknologjitë e informacionit të vendit tonë duke investuar më shumë në drejtim të luftës kibernetike. Investime të shumta janë bërë këto vite, por kjo është një luftë e re që ka marrë tjetër intensitet edhe pas agresionit rus në Ukrainë, që ka prishur ekuilibrat gjeopolitikë dhe ka ndryshuar skemën e sigurisë”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts