Thursday, October 6, 2022
HomePolitikëRrumbullaku takohet me ambasadorin britanik: Mbështetje për sulmin kibernetik dhe lufta e...

Rrumbullaku takohet me ambasadorin britanik: Mbështetje për sulmin kibernetik dhe lufta e përbashkët kundër emigracionit të paligjshëm

-

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku priti në takim ambasadorin britanik në Shqipëri SHTZ Alastair King-Smith.

Në fokus të takimit ishin thellimi i bashkëpunimit shumë të mirë të deritanishëm, dakordësia për vijimësinë e projekteve e marrëveshjeve të nënshkruara më parë, si dhe ngritja e skuadrave të përbashkëta hetimore e  zhvillimi i operacioneve të përbashkëta.

Po ashtu një fokus të veçantë mori edhe lufta e përbashkët kundër emigracionit të paligjshëm, që është kthyer në një fenomen shqetësues kohët e fundit për autoritetet britanike.

Rrumbullaku tha se është me rëndësi bërja e disa ndryshimeve në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, sidomos në nenet që parashikojnë masa ndëshkimore, ndaj shkeljeve disiplinore, për ndëshkimin dhe largimin nga Policia i punonjësve që janë të përfshirë në paligjshmëri.

Nga ana e tij ambasadori Alastair King-Smith tha se Shqipëria është partner shumë i rëndësishëm për Britaninë e Madhe.

Ai gjithashtu u shpreh i gatshëm për të ndihmuar Policinë e Shtetit, për sulmin kibernetik dhe ftoi një ekip ekspertësh për krimin ekonomik dhe kriptomonedhat, për një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,517FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts