Saturday, May 11, 2024
HomePolitikëTë rrezikuar ka një katastrofe ekonomike, Partia e Lirisë: Qeveria të heqi...

Të rrezikuar ka një katastrofe ekonomike, Partia e Lirisë: Qeveria të heqi dorë nga shpenzimet e luksit, të ndihmojë të varfrit

-

 

Edhe njëherë tjetër, Partia e Lirisë i ka bërë thirrje qeverisë që të ndalojë shpenzimet e luksit dhe të rrisë ndihmën ekonomike për qytetarët në këtë kohe krize ekonomike.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, përmes një deklarate për shtyp, nënvizoi edhe se me përshkallëzimin e krizës së rëndë ekonomike si pasojë e rritjes së pandalshme dhe abuzive të çmimeve, situata pritet të përkeqësohet duke rrezikuar një katastrofe ekonomike kombëtare, që duhet parandaluar në kohë.

“Apelet shumë të qarta të Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe BE janë kambana alarmi, që kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe të përgjegjshëm për heqjen e lakut të varfërisë nga fyti i shqiptarëve, që Qeveria po jua shtrëngon çdo ditë dhe më shumë. Qeveria duhet të reagojë ndaj kërkesës së Bankës Botërore për shkurtime në sektorë që kanë pamjaftueshmëri në financime dhe në projekte që gjenerojnë detyrime të prapambetura. Shkurtimet në shpenzime buxhetore të tilla si udhëtimet, dietat dhe shpenzime të tjera operative krejtësisht të panevojshme janë sot një domosdoshmëri”, tha Blushi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts