Sunday, January 29, 2023
HomePolitikëTabaku zbardh takimin me ambasadoren Kim: Me Integrimin qeveria të rikthejë...

Tabaku zbardh takimin me ambasadoren Kim: Me Integrimin qeveria të rikthejë rininë, amnistia dhe kanabisi problem i madh

-

 

Kryetarja e Komisionit të Integrimit, deputetja demokrate Jorida Tabaku zhvilloi pasditen e kësaj të marte një takim me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim në Kryesinë e Kuvendit.

Përmes një postimi në Twitter, Tabaku shprehet se bisedoi me diplomaten amerikane për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ajo shton se e informoi ambasadoren për nismat më të reja të qeverisë si amnistia fiskale, apo legalizimi i kanabisit, të cilat sipas saj nuk janë në frymën e integrimit.

Për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, Tabaku shkruan se për të qeveria duhet ta përdorë Integrimin si një mënyrë për tërheqjen e rinisë të talentuar që ka ikur nga Shqipëria.

”E angazhuar për të mbikqyrur dhe kontrolluar punën e qeverisë në këtë proces; duhet ndryshuar mentaliteti administratës publike! I bëj thirrje qeverisë ta përdorë procesin e integrimit si një mënyrë për tërheqjen e mijërave të rinjve të talentuar që janë larguar nga Shqipëria”.

Postimi i plotë

Sot diskutova prioritetet e procesit të integrimit në BE, rëndësinë e përfshirjes së parlament. S’ka rrugë tjetër veç përmbushjes së kushteve për të sjellë ndryshimin: Lufta korrupsionit, krimit të organizuar; zgjedhjet e lira&ndershme duhet të jenë kryefjala e politikës.

Gjithashtu fokus të veçantë morën dhe shqetësimet e opozitës & ekspertëve të pavarur mbi nismat e fundit qeveritare si: Amnistia Fiskale, Pasaportat e Arta, Legalizimi Kanabisit që nuk janë projekte nën frymën e integrimit ndaj i duhet thënë stop!

E angazhuar për të mbikqyrur dhe kontrolluar punën e qeverisë në këtë proces; duhet ndryshuar mentaliteti administratës publike. I bëj thirrje qeverisë ta përdorë procesin e integrimit si një mënyrë për tërheqjen e mijërave të rinjve të talentuar që janë larguar nga Shqipëria.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,674FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts