Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëBerisha reagon pas tërheqjes së kryeministrit për çmimin e energjisë/ Vetëm presioni...

Berisha reagon pas tërheqjes së kryeministrit për çmimin e energjisë/ Vetëm presioni funksionon me këtë njeri

-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi sot vendimin e kryeministrit për t’u tërhequr nga rritja e çmimit të energjisë në 1 tetor.

Duke folur në konferencën e përjavshme për shtyp ai tha se “Rama u palos” dhe nuk i rezistoi presionit.

Rama lajmëroi se tërhiqet nga vendimi për rritjen e çmimit të energjisë. Keni një koment?

U dorëzua. Para jush i kam dhënë një ultimatum në mënyrë të përsëritur: po rrite çmimin e energjisë, do presësh atë që meriton. Sidoqoftë vendimi i tij për tu tërhequr nën presion, do të thotë që vetëm presioni funksionon me këtë njeri. Rama bëri sikur guxoi, por u tërhoq, u palos. Sa i përket inflacionit, dificitar në koncepte, është mjeran.
Nuk është ekonomia shgarravinë vizatimi. Cfarë ndikimi ka kriza në energjinë elektrike në Shqipëri? Zero. Nuk kanë asnjë lidhje me luftën ujërat tona. Marrim naftën, në Mal të Zi shitet 900 lekë më lirë se në Shqipëri. Kjo lidhja ndikon vetëm në Shqipëri apo kudo në Europë njëlloj. Rritja madhore e çmimeve është në radhë të parë rezultat i bordeve. Nuk ka lidhje me luftën rritja e çmimit të djathit, të qumështit. Ka lidhje me Ballkanin e Hapur, vërshimin e produkteve serbe në tregun shqiptar. Unë nuk them se lufta nuk ka pasur ndikim, por kurrë në këtë formë. Pse në Shqipëri qumështi, veza, djathi, vaji të jenë 7% më të larta se në Europë. Të gjitha këto sepse ky e mbyti prodhimin e vendit. Shqipëria konsumon sot qumësht që vjen nga Greqia e Serbia, ndërkohë që në 2013 ishte eksportues qumështi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts