Friday, April 26, 2024
HomePolitikëAgron Duka tregon diskutimet me Sali Berishën: Disa deputetë do lënë mandatin...

Agron Duka tregon diskutimet me Sali Berishën: Disa deputetë do lënë mandatin për të kandiduar për kryebashiakë

-

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka folur ditën e sotme në lidhje me takimin me ish kryeministrin Sali Berisha ku u arrit dakordësia për të dalë me një kandidat në zgjedhje.

Duka tha se disa prej deputetëve madje kanë ambicie që të kandidojnë për zgjedhjet lokale.

“Ata që kemi takuar janë të gatshëm dhe janë me të njëjtën mendje dhe e përkrahin idenë për dalje me një kandidat të përbashkët. Këto zgjedhje vendore kanë rëndësi dhe nuk ka asgjë të keqe që ndonjë prej tyre lë mandatin dhe sakrifikon për zonën e vetë. Ua kemi borxh shqiptarëve që të kthejmë në normalitet politikën e vendit.
Jam pro sondazheve. Është më e drejtë. Do të vendoset nga të gjitha palët. Me rëndësi është që të biem dakord. Nëse ulemi në një tryezë, gjuha gjendet”, tha Duka.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts