Tuesday, December 6, 2022
HomeEkonomiRritja dy herë e pagës maksimale fshin të gjitha përfitimet nga zgjerimi...

Rritja dy herë e pagës maksimale fshin të gjitha përfitimet nga zgjerimi i pragut për tatimin mbi të ardhurat

-

Në prill të vitit 2022, hyri në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pragut të pagës mbi të cilin paguhet 23% tatim mbi të ardhurat personale, nga 150 mijë në 200 mijë lekë.

Për personat që merrnin një pagë deri në 250 mijë lekë, përfitimi nga ky vendim ishte maksimumi 5 mijë lekë në muaj, që ata duhet të paguanin më pak.

Por, paralelisht me zgjerimin e pragut për tatimin mbi të ardhurat, në prill u rrit dhe paga maksimale për efekt të pagimit të sigurimeve shoqërore nga 132,312 lekë në 141,133 lekë. Kjo rriti automatikisht dhe pagesën për sigurimet shoqërore, që paguhet si nga punëdhënësi ashtu dhe nga punëmarrësi, me 2,161 lekë në muaj (nga të cilat 838 lekë nga punëmarrësi dhe 1,323 lekë nga punëdhënësi). Si rrjedhojë, përfitimi neto për pagat deri në 250 mijë lekë ishte rreth 2,800 lekë.

Nga shtatori, paga maksimale është rritur sërish, nga 141,133 lekë në 149,954 lekë. Kjo ka rritur sërish shumën që do të paguhet për efekt të sigurimeve shoqërore, po me 2161 lekë (nga të cilat 838 lekë nga punëmarrësi dhe 1,323 lekë nga punëdhënësi). Si rrjedhojë, përmes dy rritjeve të pagës maksimale, efekti që u përfitua nga zgjerimi i pragut është fshirë pothuajse tërësisht (shiko tabelën). Vetëm individët marrin neto rreth 1,700 lekë më pak në muaj, ndërsa punëdhënësi paguan rreth 2,600 lekë më shumë për pjesën e tij të sigurimeve (sigurimet shoqërore janë 24.5% e pagës, nga e cila 15% nga punëdhënësi dhe 9.5% nga punëmarrësi).

Ndërsa për pagat midis 141-150 mijë lekë në muaj, që nuk përfituan nga rritja e pragut të TAP, humbja neto është rreth 4 mijë lekë, nga të cilat rreth 1,700 lekë i paguan punëmarrësi.

 

Nëse paga indeksohet me inflacionin, që në gusht arriti në 8%, niveli më i lartë që nga viti 1998, atëherë paga reale neto ulet edhe më tej.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,599FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts