Friday, April 26, 2024
HomeAktualitetSindikata e pedagogëve paralajmëron protestën e radhës: Rritja e pagës 7%, e...

Sindikata e pedagogëve paralajmëron protestën e radhës: Rritja e pagës 7%, e papranueshme

-

Sindikata e punonjësve të Universitetit ka paralajmëruar ditën e sotme protestën e radhës e cila do të zhvillohet ditën e premte pranë Universitetit të Arteve në Tiranë.

Sipas tyre rritja e pagës me 7% e ofruar nga Kryeministri është e papranueshme dhe nuk mjafton as për të tejkaluar normën e inflacionit.

Ata shtuan se rritja e pagave të tyre nuk duhet të mbulohet nga tarifat e studentëve dhe se ato duhet t’i kthehen këtyre të fundit në shërbime për ta.

“Sindikata është e vendosur të mbështesë kërkesat e drejtuara ndaj Kryeministrit dhe Ministrisë së Arsimit. Sindikata e quan të papranueshme rritjen e premtuar me 7% të rrogës nga Kryeministri, ndërkohë rritja 30% këtë vit është një hap drejt rregullimit të gjendjes. Vendimi i sindikatës është i qartë, tarifat e studentëve duhet t’u kthehen atyre në shërbime. Ditën e premte në orën 11:00 protestojmë para universitetit të Arteve në Tiranë, ftojmë çdo koleg në universitetet shqiptare”, deklaroi kreu i sindikatës.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts