Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetPedagogët zbulojnë lëvizjet e radhës, kërkesë Institutit të Arsimit të Lartë

Pedagogët zbulojnë lëvizjet e radhës, kërkesë Institutit të Arsimit të Lartë

-

Pedagogët kanë paralajmëruar se më datë 17 do të bojkotojnë mësimin. Së fundmi i janë drejtuar me një kërkesë drejtuesve të Njësive Kryesore të IAL-ve Publike duke kërkuar bashkëpunim dhe mbështetje në këtë kauzë.

Gjithashtu ato kërkojnë thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme .

“Në respekt të misionit tuaj si drejtues të njësive kryesore dhe të stafeve akademike, ndihmës akademike dhe administrative, të cilët kanë qenë pjesë e tre protestave publike në ambientet e universiteteve tona, të organizuara nga SPUSH, lutemi të ushtroni të drejtën tuaj për të thirrur Asamblenë e Përgjithshme, e drejtë e cila iu takon edhe vetë anëtarëve të këtij organizimi akademik. Lutemi që në këtë Asamble të ftohen dhe punonjësit ndihmës akademikë/administrativë, si dhe përfaqësuesit e Qeverive Studentore, edhe pse këta të fundit nuk janë anëtarë të asambleve të përgjithshme”, thuhet në kërkesë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts