Tuesday, January 31, 2023
HomePolitikëDeputeti i PD për Ramën: Përdor gabimet e tij fatale për të...

Deputeti i PD për Ramën: Përdor gabimet e tij fatale për të fajësuar BE

-

Deputeti i PD Tritan Shehu më anë të një postimi në Facebook ka shkruar mbi ardhjen e vaksinave në vend gjatë situatës së pandemisë së COVID-19

Shehu shkroi se “deformimi prej Ramës i të vërtetës së vaksinave është një përpjekje e devijimit të Shqipërisë”.

Sipas tij kryeministri Rama “përdori vaksinat për të justifkuar “alergjinë” e tij ndaj Perëndimit” dhe për të “justifikuar drejtimin e tij për në Lindje”.

Postimi i plotë:

Deformimi prej Rames i te vertetes se vaksinave, perpjekje e devijimit te Shqiperise!
Edhe dje midis socialisteve Rama, ashtu si ne Samitin” e Ballkanit te hapur ne Beograd perdori “vaksinat” per te justifkuar “alergjine” e tij ndaj Perendimit, afinitetin e tij per Lindjen.
Per te arritur kulmin kjo me “fjalimin”e tij anakronik ne asamblene KiE.
Ketu e kane bazen dhe “elozhet” e tij te shtirura e te detyruara, si pjese e vartesise “umbilikale”, qe ai ka nga Presidenti Erdogan.
Perdorimi i ecurise se vaksinimit Covid si argument eshte vetem nje demagogji gebelsiane per te justifikuar drejtimin e Lindor te vendit, ne kundershtim te plote kjo me interesat tone kombetare historike.
Eshte nje montim te pa vertetash jo thjesht per te fshehur pergjegjesite e tij e te Qeverise per mbi 24 mije jete njerezish te humbura, per mbi 190 M E te paguara nga xhepat e qytetatareve etj gjate pandemise, por kryesisht nje mekanizem largimi nga Perendimi.

Historia e vaksinimit te ne eshte jo vetem nje histori deshtimesh te Rilindjes, po dhe nje cmim qe ne paguam per “afinitetet” e Rames per Lindjen:
—Shqiperia ishte nga te paktet vende ne Europe qe nuk tentoi te kontraktonte prej fillimit me firmat e medha te prodhimit te vaksinave si Pfizer, por u lidh me organizemin COVAX, qe as nuk do te funksiononte e as funksionoi, sic ne ja thame heret.
—Me tej ai solli ne Shqiperi me “trumpeta” nje sasi te pa perfilleshme vaksinash Pfizer, “kontrabande”, “dorrazi” sic i percaktoi vete, ne kushte teknike te dyshimta.
—Dhe kur katastrofa po ndodhte ne vend, importoi me “fanfara” vaksina kineze nepermjet Turqise, vaksina keto te pa sigurta ne efektet e tyre, te pa certifikuara, qe vete kinezet i dhane efekivitet reth 50%, ndersa gjermanet nen 30%.
—Nje pjese e ketyra ishin edhe jashte afateve te skadencave, duke perbere keshtu nje krim penal.
—Kjo gje krijoi pervec mos imunizimit te popullesise dhe nje konfuzion te plot per me tej, gje qe perseri ne paralajmeruam me kohe.
—Fakti eshte se jo vone edhe Turqia, por dhe Kina, duke kuptuar cfare po ndodhte filluan te perdorin vaksina te tjera te certifikuara si Pfizer, vecanerisht per dozen e trete.
—Te njejeten gje e beri dhe Shqiperia ne konfuzion, mbas insistimeve tona te gjata, duke u detyruar te shkaterroi sasira te medha atyre vaksinave kineze.
—Kjo gje tregoi se Shqiperia mund te kontraktonte direkt me firmat prodhuese pa nevojen e COVAX, ashtu si ne kerkuam prej fillimit.
Dhe keshtu tashti Rama kerkon te perdore gabimet fatale te tij per:
1-Te fajesuar BE, duke shprehur keshtu te gjithe “urrjtjen” qe ka per “familjen” tone te vetme dhe te pa zevendesueshme, ate europiane e induktuar kete tek shqiptaret.
2- Te justifikuar drejtimin e tij per ne Lindje, vizionin e tij lindor, elemente qe bijen ne kundershtim me interesat tona e qe kane vetem nje baze, pushtetin e Rames si autokrat, gje qe Perendimi i demokracise nuk e pranon.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,687FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts