Saturday, July 27, 2024
HomePolitikëTendera e koncesione të parregullta, KLSH: MIE shpall fituese kompani që nuk...

Tendera e koncesione të parregullta, KLSH: MIE shpall fituese kompani që nuk përmbushin asnjë kriter

-

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shfaqet me parregullsi të mëdha si në vendosjen e kritereve në procedurat publike dhe që bien në kundërshtim me ligjin, si dhe me shpalljen fituese të kompanive që nuk përmbushin kritereve të kërkuara. Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e auditmit të këtij institucioni bën me dije se problematika janë evidentuar edhe në 4 koncesione, dhe miliona euro shpenzime të paargumentuara.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditin e kryer në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka zbuluar parregullsi në vendosjen e kritereve në procedurat publike dhe që bien në kundërshtim me ligjin si dhe shpalljen fituese të kompanive që nuk përmbushin kritereve të kërkuara.KLSH ka konstatuar se në një tender të ministrisë, kompania që është shpallur fituese nuk plotëson kriteret e përcaktuara.

E njëjta gjë edhe për 8 procedura të tjera, ku si sipas auditit përmbajnë parregullsi në shkelje të ligjit të prokurimit publik, si dhe kriteret kualifikuese të vendosura kanë kufizuar konkurrencën.

Problematika janë evidentuar edhe në 4 koncesionet që janë dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Konkretisht bëhet fjalë për koncesionet, ndërtimi i hidrocentralit Ura e Tamarës, ku punimet kanë filluar pa u bërë identifikimi i koncesionit, analiza e rentabilitetit dhe përshtatshmërisë financiare.

Në koncesionin për rehabilitimin e hekurudhës Fier-Ballsh, përveçse koncesionari nuk ka paraqitur treguesit e performancës dhe Ministria nuk ka ushtruar të drejtën për arkëtimin e tarifës koncesionare për të ardhurat e vitit 2016 dhe 2017, punimet nuk kanë përfunduar brenda 46 muajve siç e kërkon kontrata por vazhdojnë ende.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts