Monday, February 6, 2023
HomePolitikëEmigracioni i parregullt, presidenca çeke: Shqipërisë t’i hiqet lëvizja pa viza

Emigracioni i parregullt, presidenca çeke: Shqipërisë t’i hiqet lëvizja pa viza

-

 

Nisur nga shtimi dhe kalimet e paligjshme të shqiptarëve drejt vendeve të BE-së, dhe jo vetëm, bën që Presidenca çeke e Bashkimit Europian të propozojë ndalimin e lëvizjes së lirë në rajon si mënyrë për t`i vënë fre emigracionit të parregullt.

“Fakti që Serbia dhe Shqipëria asnjëherë nuk i përafruan plotësisht listat e tyre të lëvizjes me BE-në, pavarësisht se ata gëzojnë udhëtimin pa viza në bllok, kontribuon në rritjen e numrit të emigrantëve të parregullt që hyjnë në Bashkimin Europian përmes kësaj rruge”, thuhet në një memo të brendshme të kësaj presidence.

Në dokument nënvizohet presioni diplomatik ndaj Shqipërisë dhe Serbisë për të harmonizuar heqjet e vizave dhe për të rikthyer mbrapsht më shumë emigrantë të parregullt.

Propozimi nënvizon idenë e disa masave më qëllim reduktimin e numrit të emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në BE nëpërmjet Ballkanit Perëndimor. Rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm po ushtron presion mbi shtetet fqinje të BE-së, Austrisë, Kroacisë si edhe Sllovenisë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,699FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts