Sunday, January 29, 2023
HomePolitikëRama: Jo më financim për studime jashtë vendit, studentët ekselentë do marrin...

Rama: Jo më financim për studime jashtë vendit, studentët ekselentë do marrin një pagë minimale

-

Gjatë takimit me studentët ekselentë, kryeministri Edi Rama bëri me dije se qeveria nuk do të financojë më studentët ekselentë për të studiuar jashtë vendit. Me maturantët me mesatare 10 absolute, të cilët morën sot medalje ari, Rama tha tha se financimi do të jetë për studentët që studiojnë në Shqipëri,dhe se do u ndalohet marrja e diplomës për tre vite, si në degën e mjekësisë, degët prioritare apo edhe degë të tjera.

“E kuptoj që të studiosh në ato universitete, më të mira të botës do të thotë që të hysh, me garancinë se kur del do të të vijnë të të kërkojnë kompani dhe studio prestigjioze avokatie dhe sisteme të tjera duke të ofruar punë.

Por të firmosësh një marrëveshjeje me shtetin tënd për ti marrë para nga taksat, një numri të madh prindërish dhe të thuash që do shkoj të studioj dhe do kthehem, dhe jo vetëm të mos kthehesh por as mos të kujtohesh të bësh një letër dhe të vihesh në dispozicion, duke thënë e kam të pamundur të kthehem, se më mori Jobs në punë, por jam në dispozicion, kjo është shumë e tepërt dhe boll.

Ne nuk do financojmë studime jashtë, por do financojmë ufot këtu, ata si ju, apo të tjerë me të gjitha kriteret dhe do vejmë financim të konsiderueshëm, jo duke dhënë një bursë, por pagë minimale, për çdo student që është i këtij niveli. Tek mjekësia, tek degët prioritare do fokusohemi, dhe nga 20, do financojmë nga 200-400. Duke parë edhe mesataren që ka qenë, do japim pagë për çdo njërin”, tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,674FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts