Thursday, March 28, 2024
HomePolitikëDiplomohen 246 punonjës të rinj të Policisë së Shtetit, Çuçi: Mos u...

Diplomohen 246 punonjës të rinj të Policisë së Shtetit, Çuçi: Mos u joshni nga korrupsioni, mos u thyeni nga krimi dhe sulmet politike

-

Në Akademinë e Sigurisë është zhvilluar ceremonia e diplomimit të 246 punonjësve të rinj të Policisë së Shtetit dhe fillimit të kursit për 225 të tjerë. Bashkë me ta u diplomuan edhe 82 studentë nga radhët e ekselentëve që zgjodhën t’i bashkohen Policisë së Shtetit ndërsa 42 të tjerë sapo kanë nisur shkollimin. I pranishëm në ceremoni mes krerëve të Policisë së Shtetit dhe drejtuesve të Akademisë së Sigurisë, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë fjalës së tij dha tre porosi për të rinjtë.

“E para mos u joshni nga korrupsioni dhe krimi sepse jo vetëm që do të përballeni me forcën e ligjit, por si korrupsioni ashtu edhe krimi do t’ju zhveshin nga dinjiteti, do t’ju bëjnë qënie pa peshë. Dhe kur ta kuptoni këtë gjë do të jetë shumë vonë për ta korrigjuar gabimin që mund të keni bërë. E dyta, mos u thyeni nga krimi, jini të guximshëm. Por jo vetëm nga krimi, por edhe nga politika e mbrapshtë, që për fat të keq ende vazhdon rrugën e përbaltjes, atë rrugë që e kanë ringjallur fantazmat e politikës së vjetër. Mos u thyeni nga këto sulme, shikoni drejt së ardhmes, shikoni vetëm drejt zbatimit të ligjit”, deklaroi ministri Çuçi.

Në vijim të kësaj Ministri i Brendshëm theksoi se pavarësisht tentativave për ta përbaltur, sot Policia e Shtetit vijon të jetë një ndër institucionet më të besueshme në Shqipëri.

“Policia e Shtetit ka jo vetëm besimin e shoqërisë shqiptare, por si asnjëherë tjetër besimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Nëse disa vite më parë bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese partnere europiane ishte deri në nivelin e shkëmbimit të informacionit, sot që flasim ne kemi operacione të përbashkëta policore dhe hetime të përbashkëta. Sot janë 17 të tilla që janë në proces, diçka e pamendueshme deri disa vite më parë”, theksoi ministri Çuçi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts