Sunday, January 29, 2023
HomeAktualitetGjermania pro legalizimit të kanabisit për konsum dhe prodhim në sasi të...

Gjermania pro legalizimit të kanabisit për konsum dhe prodhim në sasi të vogla

-

 

Gjermanët kanë marrë hapat për të legalizuar kanabisin në vendin e tyre. Qeveria qëndrore ka miratuar një propozim për të lejuar blerjen deri në 30 gramë, në dyqane të specializuara, për qëllime personale. Sipas disa ekspertëve kjo nismë vjen edhe për të ulur tregun e zi të drogës.
Qeveria e re gjermane ka ndërmend të marrë hapat për legalizmin e kanabisit.

Të mërkurën kabineti i kancelarit Scholz miratoi një propozim për të lejuar kultivimin dhe shpërndarjen e kontrolluar të kanabisit. Autoritetet argumentuan për gazetarët se një nga synimet e gjermanëve me këtë lëvizje është që të frenojnë tregun e zi të drogës.

Më herët, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar këtë javë një dokument të rëndësishëm që cilësohet gurthemel në vijimin e procedurës për ta legalizuar këtë substancë.

Sipas ekspertëve që po merren me përgatitjen e projektligjit, të rriturit do të lejohen të blejnë dhe posedojnë deri në 30 gram kanabis për përdorim rekreativ.

Ky ka qenë një premtim i koalicionit qeverisës gjatë fushatës që ata pretendojnë që ta çojnë përpara. Veprimi i ndërmarrë nga qeveria qëndrore ka sjellë përfshirjen e firmave të ndryshme për të marrë të drejtën e tregtimit të substancës.

Legjislacioni, sipas ekspertëve, do të forcojë gjithashtu financat publike, ndërsa qeveria planifikon një taksë të veçantë për kanabisin.

Shitjet do të kufizohen në dyqane speciale dhe ka një kufi në sasinë e kimikatit brenda kanabisit që është i lejuar.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,674FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts