Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetPunonjëset e Policisë së Shtetit në aksion për ndërgjegjësimin e grave, paketa...

Punonjëset e Policisë së Shtetit në aksion për ndërgjegjësimin e grave, paketa shëndetësore për problematikat e kancerit të gjirit

-

Policia e Shtetit ka njoftuar nismën në kuadër të “Tetorit Rozë”, ku punonjëset e policisë përshkuan akse të ndryshme të qarqeve të Shqipërisë dhe iu vendosen grave dhe vajzave, simbolin unik të kësaj fushate, fjongon rozë.

Policia e Shtetit njofton se ky gjest mban mesazhin për sensibilizim për kujdesin ndaj vetes dhe drejtimit në kohë, në qendrat spitalore, për ta parandaluar, diagnostikuar dhe trajtuar kancerin e gjirit.

Ndërkohë, punonjëset e Policisë Rrugore të Tiranës kanë qëndruar në krye të kësaj fushate ndërgjegjësuese, duke dhuruar për gratë dhe vajzat e kryeqytetit, paketa shëndetësore për mbulimin e plotë të vizitave/analizave diagnostikuese për problemet e kancerit të gjirit.

Njoftimi:

 

 

“Tetori Rozë”, në spektrin human të Policisë së Shtetit

Gratë dhe vajzat janë arkitektet e vërteta të shoqërisë dhe një aset i çmuar, gjithmonë e më i pranishëm, i Policisë së Shtetit.

Në kuadër të fushatës sensibilizuese mbarëbotërore “Tetori Rozë”, punonjëset e Policisë së Shtetit përshkuan akse të ndryshme të qarqeve të Shqipërisë dhe iu vendosen grave dhe vajzave, simbolin unik të kësaj fushate, fjongon rozë, me mesazhet e kujdesit për veten dhe të drejtimit në kohë, në qendrat spitalore, për ta parandaluar, diagnostikuar dhe trajtuar kancerin e gjirit.

Ndërkaq, punonjëset e Policisë Rrugore të Tiranës kanë qëndruar në krye të kësaj fushate ndërgjegjësuese dhe gjatë këtyre ditëve, kanë dhuruar për gratë dhe vajzat e kryeqytetit, paketa shëndetësore për mbulimin e plotë të vizitave/analizave diagnostikuese për problemet e kancerit të gjirit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts