Ai tha se kjo marrëveshje është histroike dhe se është i bindur për fitoren në zgjedhjet e 14 majit.
Ilir Meta: Doja të shprehja kënaqësinë më të madhe për arritjen e kësaj marrëveshjeje me PD, të cilën do ta konsideroja me bindje të plotë historike, është marrëveshja më parimore që i shërben demokracisë, pasi është një marrëveshje që na angazhon fuqimisht si PD e PL, në drejtim të garantimit të demokracisë direkte.
Referendumi, primaret, transparenca, llogaridhënia, do të bëjnë plotësisht të mundur që të kemi një herë e përgjithmonë një sovran që ka mjete për të mbajtur nën kontroll ata që u delegon pushtetin dhe të cilën abuzojnë me të.